Eleganca e Pelesë për Nejmarin: Një baba nuk kritikon, edukon!

Ja pra që një ekziston nevoja për t’u përmirësuar. Ata që e ndjekin futbollin e dinë se Nejmar do të duhet të ndreqë diçka, që të mund të krahasohet me nivelin më të lartë të epokës, vendosur nga Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. E nënkupton këtë edhe një “baba shpirtëror”, si legjenda Pele, që flet për brazilianin e sotëm, si një baba për të birin.

Tri herë kampioni i botës, sot 78-vjeçar, u pyet për Nejmarin, dhe foli me shumë elegancë. “Një baba nuk kritikon, – ishin fjalët e tij për “Frans Futbollin”, – ai edukon. Ai (Nejmari) është bir i Santosit, dhe unë uroj dhe shpresoj më të mirën për të, për Brazilin, për ekipin tonë kombëtar. Unë do të bëja gjithçka që ta ndihmoja të ecte përpara”.

I formuar tek Santosi, dhe i bërë i dëgjuar tek Barcelona, 26-vjeçari vendosi të kalonte në Francë tek PSG-ja, dy vjet më parë. Statistikat i ka të shkëlqyera, por Championsi mbetet iluzion (e fitoi me Barçën), po ashtu Kupa e Botës dhe Topi i Artë. Nejmar besohet se dëshiron të kthehet në Spanjë (Reali apo Barça?) për të bërë të mundur realizimin e ambicieve të tij.

Sfidanti.al