Rafael Nadal kishtë shumë motive për të qenë në humor në sallën e konferencave për shtyp në Melbërn. tenisti spanjoll u kthye të luajë një turne zyrtar pas 4 muajsh për dëmtime të ndryshme e për më tepër, ai u kthyer duke zhvilluar një lojë të mirë tenisi pasi mundi australianin Xhejms Dakuorth 3-0
Në konferencën e tij, Nadal u shfaq kaq i lirshëm sa nuk ngurroi të ngacmojë një prej gazetarëve që e kishte zënë gjumi, pikërisht në momentin kur duhej të fillonin nga pyetjet duke ua vënë në dukje edhe kolegëve të tij.
‘Nuk është i interesuar-tha Nadal duke provokuar të qeshura, për t’iu drejtuar më pas gazetarit që ishte italian-Ubaldo mirëmëngjes
Nadal e ruajti humorin e tij edhe pas reagimit të Ubaldo Skanagatës duke vijuar më tej me batutat e tij duke i thënë: E di që i mban sytë mbyllur për t’u përqendruar më shumë tek ajo unë them’
sfidanti.al