Totenhem ‘ i pret krahët’ Realit; i kërkon 350 milionë Euro për Herri Kejn

Emri i Herri Kejn është përmendur shpesh në muajt e fundit në ambientet e Realit të Madridit. Klubi merenges është në kërkim të një sulmuesi që të jetë në gjendje të plotësojë boshllëkun e lënë nga Kristiano Ronaldo dhe që po ndihet gjatë këtij sezoni dhe Herri Kejn duket se i përshtatet këtij profili.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, Reali i Madridit gjatë periudhës së festave të fundvitit ka shfaqur interesin e tij te Totenhemi për sulmuesin e përfaqësueses angleze, por përgjigjja e Hotspurs ia preu krahët skuadrës kampione të Evropës dhe të botës. Kjo sepse klubi londinez i kërkoi Realit të Madridit plot 350 milionë Euro për kartonin e Kane, shifër kjo shumë e lartë edhe në krahasim me atë prej 222 milionësh që Paris Sën Zhermeni shpenzoi për blerjen ne Nejmar në 2017.

Ky pretendim tregon edhe njëherë sesa e vështirë është për cdo klub që të hyjë në tratativa me pronarin e Totenhemit, Daniel Levi për të marrë futbollistë nga kjo skuadër. Rasti më i fundit përpara kësaj te Kejn, që e tregon këtë është ai që ka të bëjë me Kristian Eriksen për të cilin Totenhemi kërkoi plot 250 milionë Euro.

sfidanti.al