Sa më larg Parisit ! Rabiot do vetëm të iki, Barcelona apo Bajerni qoftë!

Mbas lajmit se transferimi i Rabios për te Barcelona mund të dështojë, për shkak të së ëmës së tij, doli një lajm i ri se atë tani e kërkon Bajerni i Mynihnut. Radio Monte Karlo, një medium zakonisht i mirinformuar për zhvillimet në Francë, pretendon se Bajerni ka nisur operacionin “Rabio”.
Para një jave u përhap lajmi se Rabio kishte rënë dakord që të kalonte te Barcelona, por, më pas, punët ndryshuan. Drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, u takua me njerëzit përkatës në PSZH, duke iu ofruar atyre një shumë që nuk dihet sesa është, që ta blinte Rabion që këtë janar. Duke pasur parasysh atë që ndodhi më parë dhe që kishte lidhje me të ëmën e tij, Veronika, që është agjentja e tij, kjo marrëveshje nuk duket jorealiste.
Në fakt, vetë Rabio do të donte që të ikte sa më shpejt nga Parisi, ku ai “është lidhur me zinxhirë” në stolin e rezervave të PSZH-së.
Sfidanti.al