Kjo është dashuri për klubin: Të luash falas nuk është e modës!

Kur një kolektiv sportiv bie në krizë financiare, zakonisht, pothuajse të gjithë i kthejnë atij kurrizin, por nuk është kështu në rastin e futbollistit të njohur polak, Jakub Blashikovski, që tregoj se “dashuria për klubin” nuk është frazë boshe.
Klubi i njohur polak i futbollit, Visla e Krakovit, ndodhet në një gjendje të rëndë financiare, madje në prag të falimentimit dhe Blashikovski bëri një veprim që rrallë kush tjetër mund të bëjë. Ky klub polak, dikur nga më të mëdhenjtë në vend, ka muaj që nuk i paguan lojtarët, ndërkohë që ai është minus tre milionë euro dhe në fund të tunelit ende nuk po duket dritë. Por, megjithatë Blashçikovski pranoi të kthehet në këtë klub, të cilin ai dikur e lançoi në elitën evropiane, dhe në shenjë dashurie e respekti ndaj Vislës pranoi të luajë falas!
Ky futbollist 33-vjeçar, pjesëtar i përfaqësueses polake, mund të luajë ende në nivel të lartë, por ai vendosi ta prishë kontratën me Volfsburgun që e kishte deri këtë verë, dhe u kthye në klubin polak në fjalë, me të cilin ka luajtur gjatë viteve 2004-2007.
Sfidanti.al