Totenhemi arriti që ta mund 1-0 në fushën e vet Çelsin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës (EFL), falë një penalltie që arriti ta sigurojë sulmuesi kryesor i tij, Hari Kejn, por që, në fakt, nuk ishte e tillë.
Hari Kejn është një nga futbollistët më të shtrenjtë në Britani, kështu që “teatri” që ai luajti në zonën e rreptësisë së Çelsit, kur u shtri sa gjatë e gjerë, ndërkohë që portieri i “bluve” të Londrës, Kepa Arrizabalaga, pothuajse nuk e preku atë, nuk i shkon atij. Kejni ra në fushë, sikur atë ta kishte goditur ndonjë tren mallrash!
Në këtë mënyrë, Kejni ngjalli pakënaqësinë e madhe midis tifozëve të Çelsit, të cilëve nuk u pëlqeu aspak mënyra sesi sulmuesi kryesor i përfaqësueses angleze fitoi penalltinë që e realizoi po vetë.
Nga ana tjetër, mbas përfundimit të ndeshjes, në vendin, ku jepen deklaratat për median, trajneri i Çelsit, Mauricio Sari, erdhi bashkë me laptopin me prova që, sipas tij, tregojnë se Hari Kejni ishte ofsajd, kur mori topin, para se të aktronte rrëzimin e tij.
Sfidanti.al