Votim plebishitar i tifozëve; Kalinic ishte dështimi i vitit 2018

Nikola Kalinic ka fituar një cmim, atë si ‘Dështimi i vitit 2018’. Votimi i bërë nga tifozët në portalin calciobidoni.it ishte shumë i qartë, Kalinic fitoi atë që quhet ‘Calciobidone 2018’. Sulmuesi kroat në këtë garë të vecantë arriti të fitojë si Dështimi i vitit me 49.1% të votave ndërkohë që dhanë verdiktin e tyre me mbi 13 mijë tifozë.

Në vendin e dytë, por i distancuar ndjeshëm nga Kalinic, ishte futbollisti i Romës, Patrik Shik me 19.3% të votave, ndërsa i treti rezulton të jetë ish futbollisti i Milanit, Andre Silva me 13.3%. Kalinic me këtë cmim pasoi Gabigol që e fitoi ‘Calciobidone’ në vitin 2017. Mbetën jashtë podiumit Dalberta i Interit dhe pjaca i Juventusit, ndërsa Zhoao Mario është para Hëvedes dhe Callhanollu.

sfidanti.al