Rally Dakar 2019, rishfaqet Lëb, fiton etapën e dytë për makina

Sebastian Lëb i harroi vështirësitë që hasi gjatë etapës së parë në Rally Dakar. Piloti francez bëri një paraqitje të shkëlqyer në etapën e dytë 553 km të gjatë duke e fituar me kohën 3 orë 26 minuta e 53 sekonda. Lëb, 9 herë kampion bote në ëorld Rally Championship, u desh që t’i ruhej sulmit të Nani Romës në fraksionin e fundit të etapës me spanjollin që e mbylli atë në vendin e dytë me vetëm 8 sekonda më shumë se Lëb, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua amerikani holandezi Ten Brinke. në telashe të mëdha e pa veten Stefan Peterhansel, 13 herë fitues i Rally Dakar. Francezi u përball me një dunë dhe ishte Siril Despre ai që e ndihmoi të riniste garimin me Peterhansel që e kaloi vijën e finishit të etapës me mbi 15 minuta më shumë se Lëb. Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm të evenimentit, ai kryesohet nga afrikanojugori De Viliers i ndjekur nga Ten Brinke dhe Nani Roma në vendin e dytë dhe të tretë.
Në kategorinë e motorëve, ishte kampioni në fuqi Matias Valkner ai që u rishfaq me austriakun që e fitoi etapën me 3 orë 23 minuta e 57 sekonda. Valkner e siguuroi fitoren në sektorin e fundit ndërmjetës të etapës duke lënë pas amerikanin Riki Brabek me vetëm 22 sekonda ,më shumë se Valkner, ndërsa në vendin e tretë u rendit Joan Barreda fitues i etapës së parë. Piloti spanjoll rezulton se është edhe kryesuesi i renditjes së përgjithshme të kategorisë së motorëve duke lënë pas në vendin e dytë dhe të tretë Valkner dhe Brabek.
sfidanti.al