Një klub modern si Siti, 145 milionë euro fitim nga Akademia

Kur thua Mançester Siti, është njëlloj sikur ke shqiptuar emrin Paris SG, klube sheikësh të mësuar me miliona e miliona pa fund nga “puset” e Lindjes së Mesme. Kjo është padyshim një e vërtetë, por këtu ka edhe diçka tjetër, konkretisht për Sitin.

Klubi, ku ekipin e parë e drejton Pep Guardiola, duket se ka ndërtuar themelet e së ardhmes, dhe se ka mësuar “abc”-në e futbollit, duke u mbështetur tek Akademia. Jo, se skuadra e Guardiolës është një fotokopje e Barcelonës së Guardiolës, “Made in La Masia”, pasi lojtarët e “qytetarëve” kanë ardhur nga të katër anët e botës.

Gjithsesi, akademia po punon shumë mirë dhe është bërë burim serioz të ardhurash. Plot 145 milionë euro janë përfituar nga transferimi i 13 talenteve të krijuar në klub, që kanë qenë të moshave nga 18 deri në 22 vjeç. Më të njohurit ndër tyre janë Xhejdon Santo që po shkëlqen tek Dortmundi, dhe Brahim Diaz, që sapo firmosi për Realin (që të dy, në foto). Transferimi më i shtrenjtë është ai i 22-vjeçarit Iheanaço për 28 milionë euro, ndërsa Guardiola ka një 18-vjeçar që e cilëson të pashitshëm, dhe ky është Fil Foden.

Transferimet e Akademisë

Brahim Diaz                 24 milionë euro, Reali

Keleçi Iheanaço            28 milionë euro, Leister

Angus Gan                    15 milionë euro, Sauthempton

Enes Unal                     14 milionë euro, Vijarreal

Xhejzën Denajer         11 milionë euro, Lion

Pablo Mafeo                 9 milionë euro, Shtutgart

Roni Lopez                   9 milionë euro, Monako

Karim Rekik                 8 milionë euro, Marsejë

Xhejdën Sanço             7 milionë euro, Dortmund

Anzhelinjo                    6 milionë euro, PSV Ajndhoven

Oliver Ntçam               6 milionë euro, Sëlltik

Seko Fofana                 4 milionë euro, Udineze

Bersant Celina             4 milionë euro, Suonsi

Sfidanti.al