Drejtori i televizionit publik italian RAI 2, Karlo Freçero, bëri një prononcim interesant në konferencën e shtypit me rastin e promovimit të tij në funksionin e tij të ri. Kjo konferencë mori një drejtim të papritur, kur drejtori i ri i lartpërmendur bëri akuza të rënda kundër kampionit italian, Juventus.
Gazetarët e pyeten Freçeron, nëse RAI 2 do t’i transmetojë ndeshjet e Serisë A, duke qenë se ky televizion tanimë ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Kupës së Italisë dhe të Superkupës së vendit, ndërkohë që përgjigja që dha ai, i habiti të gjithë të pranishmit:
“Unë tani shoh vetëm Premier Ligën, sepse në Itali fiton vetëm Juventusi! Kjo ndodh, sepse ai kontrollon gjithçka, kontrollin VAR-in dhe kjo gjë është e jashtëzakonshme. I gjithë VAR-i është nën kontrollin e tij! Kjo është irrituese. Përpara Roma!”, tha njeriu nr.1 i RAI-t 2 që është tifoz i “ujkonjës romane”.
Sfidanti.al