Për Niklas Bendtner është koha që të shlyejë dënimin e tij për agresionin e kryer ndaj një taksisti kohë më parë. Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Juventusit është dënuar me 50 ditë qëndrimi në arrest shtëpiak ku do të qëdrojë deri në datën 22 gusht.
Vetë futbollisti, që aktualisht është pjesë e Rozenborgut në kampionatin norvegjez, mendoi që t’i bëjë të ditur botës se ka nisur të shlyejë dënimin e tij duke publikuar në profilin e tij një foto të kaviljes së tij të pajisur me një ‘byrzylyk’ elektronik që nuk të lejojnë largimin përtej një distance të përcaktuar. Ndërkaq një prej anëtarëve të stafit të Rozenborgut do të ndjekë sulmuesin danez gjatë këtyre 50 ditëve të kryerjes së dënimit të tij, në mënyrë që ai të ruajë sa më mirë formën fizike.
Sfidanti.al