I palerueshmi Boban: Të ndryshojë rregulli i Fair Play Financiar

Zvonimir Boban, zv/sekretari i përgjithshëm i FIFA dhe krahu i djathtë i presidentit Infantino, është një person i mësuar që te flasë hapur dhe të marrë qartë një pozicion. Kështu që deklarata e tij në lidhje me Fair Play Fincanciar është e destinuar të bëjë jo pak zhurmë pasi shpreh një opinion që janë të shumtë ata që e mendojnë; duhet ndërhyrja e UEFA

‘Nëse nuk do të bëhen korrigjime në sistemin e Fair Play Financiar, skuadra si Milan e Inter do ta kenë të vështirë të vihen në një hap me klube të tjera-tha Boban në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’-kjo vlen edhe për klube të tjerë që kanë si ambicie të konkurojnë për objektiva madhorë. Normat që imponojnë barazim të bilancit nuk mund te frenojnë investitorëve të rinj që të bëjnë ndërhyrjet e tyre dhe unë mendoj se Interi, Milani e shumë klube të tjere janë në një situatë të tille. Kush sjell para në botën e futbollit, nuk mund të bëjë asgjë tjetër vecse  sjell efekt pozitiv për të gjithë sistemin’.

Sfidanti.al