Guardiola-Klop apo “ju jeni më të mirët”, “jo, jeni ju, jo ne”!

Lojën psikologjike në prag të ndeshjes së sotme në orën 21:00, e nisi Pep Guardiola. Trajneri i Mançester Sitit deklaroi se Liverpuli është për momentin skuadra më e fortë në Europë, madje në botë. Ai e shtoi presionin duke folur me ekuivok se “dihet sesi do të përfundojë ndeshja”, dhe po ashtu duke thënë se “unë e di sesi ndihen lojtarët e Liverpulit, pasi kanë 29 vite pa fituar titullin”.

Jurgen Klop iu përgjigj siç duhet luftës psikologjike të katalanasit, dhe s’kishte sesi, përveçse me komplimente. “Sezonin e kaluar ata fituan 100 pikë, – u shpreh trajneri gjerman i Liverpulit, – si mundet që ata vazhdojnë të jenë kaq mirë? Të pamëshirshëm, plot me dëshirë, të uritur. Siti ka gjithçka që i duhet një skuadre për të qenë e suksesshme. Dhjetori nuk ishte muaji i duhur për ta, por tani jemi në janar”. Liverpuli kryeson renditjen e Premier Ligës me 54 pikë ndaj 47 të Mançester Sitit.

Sfidanti.al