As Milan e as Fenerbahçe; Fabregas pritet të shkojë te Monako

Fabregas dhe Tierri Henri duket se do të bashkohen sërish; këtë radhë në radhët e Monakos. Mesfushori spanjoll, që ishte vënë edhe në shënjestrën e Milanit dhe Fenerbahçe, ka vendosur të transferohet te klubi I Principatës për sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja francize ‘L’Equipe’ sipas së cilës Fabregas pritet të nënshkruajë me Monakon një kontratë për dy sezone e gjysmë deri në vitin 2022

Cesk Fabregas e kishte marrë vendimin e tij për t’u larguar nga Celsi prej kohësh kjo edhe për faktin se ai nuk munditë krijojë plotësisht një raport të ngrohtë me trajnerin Sarri. Blutë e Londrës nga largimi i tij do të përfitojnë një lloj dëmshpërblimi prej rreth 10 milionë Eurosh për kartonin e Fabregas.

Problemi për mesfushorin spanjoll është se do të shkojë te Monako në një sezon shumë të vështirë për të. Kjo për faktin se klubi i Principatës, pas një 2016 magjike ku fitoi kampionatin, është në vendin e parafundit në kampionatit francez. Trajneri Zhardim është shkarkuar prej kohësh duke u zëvendësuar nga Henri, por edhe ardhja e francezit nuk ka dhënë efektin e pritur të kjo skuadër.

Sfidanti.al