Botërori i Klubeve, Boban: FIFA po punon për modifikimet

Botërori i Klubeve do të pësojë modifikime të rrënjësishme. Kjo është ajo që ka deklaruar Zvonimir Boban, aktualish zv/sekretar I përgjithshëm I FIFA nga Dubai ku do të mbahet ceremonia e ndarjes së cmimeve të Globe Soccer Aëards.

‘Botërori i Klubeve? Po punojmë që të bëjmë modifikime; FIFA ka detyra dhe detyrime dhe duhet të mendojë për klubet pasi janë një element thelbësor I të gjithë sistemit-tha Boban-ideja është që  ky kompeticion të zhvillohet cdo 4 vjet në një vend të ndryshëm nga ai organizator i Botërorit, me 8 grupe të përbëra nga 3 skuadra . Kam folur me trajnerë e futbollistë të cilët kërkuan që të mos rritet numri i ndeshjeve. Me organizimin e këtij kompeticioni cdo 4 vjet krijohet mundësia për organizimin sa më të mirë të sezonit’.

Zvonimir Boban foli edhe për arritjen e madhe të Kroacisë këtë vit teksa arriti deri në finale e Botërorit të Rusisë si dhe për fitoren e Topit të Artë nga Luka Modric.

‘I treguam të gjithë botës talentin dhe kurajon tonë dhe unë jamë krenar që këto cilësi i shfaqëm edhe në Botëror-vijoi Boban-Modric është një futbollist i jashtëzakonshëm që i bën shokët e tij të skuadrës futbollistë më të mirë dhe ajo që ai bën është dicka unike. Është një futbollist, i rrallë si ai është Pjanic që ka aftësi të ngjashme me të dhe që zhvillon lojën e skuadrës. Ka shumë pak futbollistë të tillë, në të kaluarën ishte Iniesta, por ekzistojnë talentet që do të shfaqen në të ardhmen’.

Sfidanti.al