Lejkërsat humbin, dhe Lebroni “rrinte dhe vështronte”!

Rasëll Uestbruk e vazhdoi sezonin e tij të çoroditur, por sërish Oklahoma ia doli ta shfrytëzonte mungesën e Lebron Xhejmsit dhe të fitonte në fushën e Lejkërsave. Ylli me fanelën me numrin 0, realizoi vetëm 4 nga 20 gjuajtjet nga loja, me një efikasitet skandaloz 25 për qind, por për fat, në krah të tij ishte Pol Xhorxhi.

Ai shënoi 37 pikë, kapi 4 topa në tabela dhe vodhi 4 topa, ndërsa Lebron Xhejmsi i dëmtuar mund të thuhet që thjesht “rrinte dhe vështronte”, njëlloj si titulli i romanit të famshëm të Arçibald Kroninit. Vetë Uestbruk e përfundoi ndeshjen me “tripëll dabëll”, pra në pamje të parë ishte në rregull, edhe pse statistikat e tregojnë qartë krizën. Ai shënoi 14 pikë, kapi 16 topa në tabela, shërbeu 10 asistë, vodhi dy topa dhe bllokoi 2 gjuajtje, por edhe iu bllokuan 3 nga gjuajtjet.

Oklahoma fitoi 107-100, duke e lënë edhe më prapa në renditje Los Anxhelos Lejkërsin (21 fitore e 17 humbje), dhe duke mbajtur vetë vend e 3-të në Konferencën Lindore, me 24 fitore e 13 humbje.

Sfidanti.al