Iniesta dhe biznesi i tij i ri me markën e këpucëve ‘Mikakus’

Andres Iniesta është një prej shumë futbollistëve që shohin përtej karrieres së tyre sportive dhe që po investojnë një pjesë të përfitimeve të tyre nga futbolli në biznese të ndryshme në mënyrë që të kenë më shumë siguri e garanci financiare për të ardhmen.

Ish mesfushori i Barcelonës që njihet edhe për kantinën e tij të verës ‘Bodega Iniesta’, kohët e fundit është përfshirë në një biznes të ri që ka lidhje me botën e modës; ‘Mikakus’.

‘Mikakus është një markë ndërkombëtare e prodhimit të këpucëve për femra e meshkuj dhe që ka krijuar shumë impact për stilin modern dhe dizenjot origjinale të saj. Ashtu sic shpjegohet edhe në ëebsite e kësaj kompanie, Andres Iniesta është një prej ortakëve të saj së bashku me disa miq të tij të cilët hodhën idenë për të krijuar këto lloj atletedsh gjatë një darke informale në fund të vitit 2016

Këta dy miq quhen Xhoel dhe Aleks të cilët fillimisht i prezantuan këtë plan Iniestës i cili e pëlqeu menjëherë këtë aventurë të re. më pas në këtë project u bashkuan edhe miq të tjerë të tyre duke bërë që ‘receta’ ‘Mikakus të jetë një lloj kokteili I profesionalizmit me iluzionin dhe miqësinë’.

Në një intervistë për ‘Sport’, Iniesta foli për këtë biznes të ri duke u shfaqur shumë optimist.

‘Kam shumë shpresë dhe iluzionin se gjithcka do të shkojë shumë mirë dhe do të funksionojë-tha Iniesta-për vec futbollit, këto dy projekte i kam nisur me idenë që të ecin sa më mirë’

Sfidanti.al