Kilian Mbape, deri një vit e gjysmë më parë, ishte një adoleshet i futbollit. i përzgjedhur, por sërish tepër i ri dhe pa një histori të vetën, me përjashtim të shifrës së transferimit për tek Paris SG. Në ato kohë, dhoma e tij e gjumit ishte e mbushur me fotografi të idhullit të vet, Kristiano Ronaldos. Një CR7 në pozicione të ndryshme me fanelën e Realit, duke shënuar, duke festuar dhe në aksion.
Tashmë, Kilian Mbape i ka mbushur të 20 vitet dhe “jeta po e thërret”. Ai i është përgjigjur duke treguar se ka arritur moshën e rritur, pra që po burrërohet. Në dhomën e tij nuk ka më foto të Ronaldos, që mbetet i shtrenjtë për të, por tashmë fotot e tij. Që nga titulli dhe golat me Monakon, tek titulli e golat me Paris SG-në, dhe mbi të gjitha tek Kupa e Botës e fituar me Francën, dhe tek titulli si lojtari i ri më i mirë i Botërorit dhe i vitit 2018.
Sfidanti.al