Juventus me suksesin e arritur ndaj Sampdorias shkruan emrin në histori. Skuadra e Masimiliano Alegrit e mbyll fazën e parë të Serisë A me një rekord me 53 pikë të grumbulluara duke kaluar rekordin e saj të sezonit 2005/2006 kur drejtohej nga Fabio Kapelo, me 52 pikë dhe atë të sezonit 2013/14 me Antonio Konten në pankinë.
Por jo vetëm kaq, Juventus e mbyll vitin 2018 me 101 pikë të grumbulluar gjatë gjithë këtij viti duke barazuar rekordin e Torinos në vitin 1947. Bilanci për këtë vit është 32 fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 humbje ajo me napolin 0-1 me 76 gola të shënuar e vetëm 20 të pësuar.
Por jo vetëm kaq, me shifrën e 101 pikëve gjatë 2018, Juventus vendos rekord edhe në Evropë, pasi asnjë prej skuadrave kryesuese të 5 ligave më të rëndësishme të kontinentit nuk e kanë arritur kuotën e 100 pikëve. Kështu barcelona në Spanjë ka 85 pikë në 12 muaj, PSG në Francë 90 pikë, tottenham, Manchester Siti e Liverpul me 85 pikë e Bajerni në gjermani me 79 pikë.
sfidanti.al