Modriçi lumturon Kroacinë: Do të luaj sa të më mbajnë këmbët!

Futbollisti më i mirë i botës, Luka Modriç, që ndërpreu dominimin dhjetëvjeçar të Kristiano Ronaldos dhe të Lionel Mesit si fitues të “Topit të artë”, më në fund, bëri të ditur vendimin që e priste e gjithë Kroacia futbollistike, meëgjithëse dihej pak a shumë se Modriçi nuk do të hiqte dorë tani afër nga përfaqësuesesja kroate.
“Dua që ta them me sinqeritet se vendimin e kam marrë me zemër. Ka shumë njerëz që thonë se tani është tamam koha ideale për t’i thënë lamtumirë kombëtares sonë. Por unë nuk mendoj kështu. Medaljen e argjendtë që ne morëm në Botërorin e Rusisë, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk e zëvendëson dot asgjë. Unë ndjej kënaqësi, kur luaj për Kroacinë dhe unë do të luaj me të deri sa të më mbajnë këmbët”, dekaroi Modriçi.
Sfidanti.al