Napoli nuk e pranoi dot skualifikimin e Kulibalise dhe Insinjes ne ndeshjen me Interin dhe vendosi te apeloje denimin e tyre me shpresen e reduktimit te tij. Ne rastin e Kulibalise, drejtuesit e Napolit do te kerkojne qe te mbahet parasysh kontestimi ambiental qe u krijua nga reagimi i futbollistit, si dhe kerkesa e tij per nderprerjen e ndeshjes.
Nderkaq, Prokuroria e Federates Italiane te Futbollit ka vendosur te hetoje deklaratat e bera nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis i cili perpara ndeshjes me Interin kishte shprehur rezervat e tij per zgjedhjen e arbitrit Maxoleni per te gjykuar ate ndeshje. Por jo vetem kaq, edhe presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi ka perfunduar ne hetimet e FIGC qe kontestoi arbitrimin e ndeshjes se Olimpicos qe Xhenoa luajti me Romen.
Te njejtin fat mund te kete edhe presidenti i Torinos, Kairo pasi edhe ky eshte shfaqur shume i ashper me arbitrimet ne ndeshjet e fundit qe e kane penalizuar skuadren e tij.
Sfidanti.al