“Mbreti i debutuesve”? Vetëm Xhordani më i saktë se Donçiç!

Shumë pak debutues të NBA-së mund të mburren se kanë qenë në nivelin e Luka Donçiçit. Ish-ylli i Realit të Madridit ka shënuar 200 nga 466 gjuajtjet e 31 ndeshjeve të tij të para, duke pasur një përqindje tepër të lartë realizimi prej 42.9 për qind.

Vetëm Majkëll Xhordan, ende i konsideruar si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, ka qenë ndjeshëm më i mirë sesa slloveni në sezonin e tij të debutimit. “Air Xhordan” pati 51.5 për qind saktësi në gjuajtje atë vit, ndërsa mbetet i jashtëzakonshëm në gjithë karrierën me 49.7 për qind saktësi (12 192 gjuajtje të realizuara nga 24 357 të tentuara).

Lebron Xhejms ishte një “Donçiç” i kohës së tij, me 41.7 për qind precision (622 realizime nga 1 492 gjuajtje), pra poshtë lojtarit të Dallasit. Kevin Durant ishte pak më mirë, me 43 për qind saktësi si “ruki” (rookie), ndërsa karrierën e ka po ashtu në nivel të lartë, 49 për qind. Stefën Kërri ishte edhe më lart, me 46.2 për qind në debutim, dhe me 47 për qind si karrierë.

Luka Donçiç, pra është më lart se Lebroni, Xhejms Hardeni apo Kobi Brajanti, thuajse baraz me Durantin, pak më poshtë sesa Kërri, dhe diferencën e bën vetëm Xhordani.

Sfidanti.al