Salahu kërcënon të ikë, nëse te Liverpuli vjen.. lojtar izraelit!

Egjiptiani Mohamed Salah është ylli nr.1 i Liverpulit kryesues të Premier Ligës që. Veç golave që bën, ai është bërë i dashur për opionin publik, për shkak të sjelljeve dhe veprimeve të tij humane, por, sipas medias angleze, ai nuk është imun ndaj politikës, duke krijuar një problem në klubin e “të kuqve”.
Thuhet se Liverpuli po interesohet që ta sigurojë shërbimet e sulmuesit Munas Dabur që tani luan me Red Bull Salcburgun austriak. Por problem përbën fakti se ai është izraelit dhe Salahu ka bërë të ditur se ai nuk do asnjë izraelit në ekip, ndërkohë që dihet se marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Izraelit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të këqia. Madje thuhet se Salahu ka kërcënuar se ai do të ikë nga Liverpuli, nëse në kampin e “të kuqve” do të vijë Daburi.
Në fakt, nuk është hera e parë që Salahu krijon probleme në planin politik. Në të kaluarën, ai nuk ua dha dorën futbollistëve të Makabit të Tel Avitit, kur ai luante me Bazelin, por u ul në tokë dhe bënte sikur lidhte këpucët!
Sfidanti.al