Përforcimi i ri i Barcelonës, Artur Melo, në një intervistë në “Mundo Deportivo”, midis të tjerave, vuri në dukje mundësinë e kthimit në klubin katalonjas të Nejmarit që tani luan me PSZH-në. Ai thotë se ai flet çdo ditë në telefon me Nejmarin, të cilin ai e lut që të kthehet në Barcelonë.
“Unë çdo ditë e lus atë që të kthehet. Kualitetin futbollistik të Nejmarit askush nuk mund ta vejë në dyshim dhe sa më shumë lojtarë të mirë të ketë, aq më mirë është për ekipin. Unë me të vërtetë e lus atë çdo ditë, por ai e di vetë se çfarë është më e mira për të”, deklaroi Arturi.
Sfidanti.al