Klop shtrëngon frerët! Shtatë pikë para nuk janë asgjë…

Liverpuli i konsolidoi edhe më shumë pozitat në krye të Premier Ligës dhe tani ka 51 pikë ose gjashtë pikë më shumë se Totenhemi i vendit të dytë dhe shtatë më shumë se Mançester Siti. Kësaj here, viktimë në “Enfild” ra Njukaslli që u mund thellë 4-0, kurse Siti kampion në fuqi vazhdon të ndodhet në krizë, duke pësuar humbjen e dytë radhazi, duke humbur 2-1 në fushën e Lesterit.
Liverpulin, në fakt, e presin dy ndeshje derbi në Premier Ligë, ndërkohë që duke folur për epërsinë e pikëve që kanë krijuar “të kuqtë” ndaj “qytetarëve”, trajner i Liverpulit, Jyrgen Klop, deklaroi:
“Ne do të luajmë kundër Arsenalit dhe Sitit, kështu që është mirë se jemi shtatë pikë para Sitit. Tani për tani shifrat tona janë të mira, edhe situata është e mirë, por mos harroni se janë edhe 19 ndeshje të tjera për t’u zhvilluar”.
Sfidanti.al