Mendon dhe luante shpejt !Rumenige e do Çabi Alonson te Bajerni

Drejtori i madh mbi drejtorët e tjerë te Bajerni i Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, ka shprehur dëshirën që të bashkëpunojë edhe një herë tjetër me ish-futbollistin e ekipit Çabi Alonso, kësaj here në pozicionin e trajnerit.
Momentalisht, Alonso ndodhet në një kurs specializimi për trajner, kështu që mbas mbarimit të këtij kursi Rumenige shpreson që ta angazhojë në klubin e tij si trajner ish-futbollistin e njohur spanjoll që ka luajtur edhe me Realin e Madridit.
“Unë do të doja që një ditë ta shihja Alonson përsëri në klubin tonë. Ai është një njeri me karakter të shkëlqyer dhe, duke pasur parasysh natyrën e tij, ai do të jetë në gjendje që ta vendosë shpejt autoritetin e tij. Ai gjithnjë luante dhe mendonte shpejt. Ai do të mund të bëhet një trajner i shkëlqyer dhe ai është një njeri që gjithnjë është i mirëpritur në klubin tonë”, thotë Rumenige.
Alonso luajti tre sezone me Bajernin, ka luajtur në 79 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.
Sfidanti.al