Barcelona e humbi betejën: De Ligt te Bajerni ose Juventusi

Gazeta e njohur spanjolle “AS”, duke iu referuar një burimi të brendshëm në klubin katalonjas, vë në dukje se futbollisti i talentuar 19-vjeçar që tani luan si qendërmbrojtës me Ajaksin e Amsterdamit, Matias de Ligt, ka shumë mundësi që të mos shkojë te Barcelona, por do të përfundojë te Bajerni i Mynihut ose te Juventusi.
“Ne mendojmë se në fund Der Ligti do të shkojë te Bajerni ose te Juvja. Ne u përpoqëm, por nuk arritëm të bënim gjë, sepse ai (De Ligti) bën atë që i thotë agjenti i tij, Mino Raiola”, i tha gazetës “AS” një burim i brendshëm në klubin katalonjas.
Barcelona kishte në plan që të merrte në “paketë” dy futbollistë të rinj të talentuar të Ajaksit, De Ligt dhe Frenki de Jong. Por, kështu si qëndrojnë punët, De Ligti ka mundësi që të shkojë te Bajerni ose te Juventusi, kurse De Jongu ndoshta do të vesh bluzën barcelonase.
De Ligti, edhe pse vetëm 19 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohur, duke qenë se ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të “kontinentit të vjetër”.
Sfidanti.al