Mançester Junajtidi ka në një nga ekipet e moshave të reja një futbollist super të talentuar, Mejson Grinud, për të cilin tifozët e “djajve të kuq” po i kërkojnë trajnerit të ri, Ole Solskjerit, që ta aktivizojë edhe me ekipin e të rriturve.
Grinudi është “produkt” i akademisë së futbollit të Mançester Junajtidit dhe ai po shkëlqen në kampionatin anglez të të rijve, duke shënuar 22 gola në 19 ndeshje. Ky futbollist 17-vjeçar është shumë i shpejtë, e kontrollon shkëlqyeshëm topin dhe luan njëlloj mjaft mirë me të dyja këmbët.
Ka shumë mundësi që trajner i ri i Junajtidit, Solskjer, t’i japë mundësi Grinudit që të debutojë së shpejti, pasi ai tha se e kishte parë tanimë futbollistin ri dhe se ai i kishte pëlqyer shumë.
Sfidanti.al