“Mënyra sllovene” është në modë në NBA, pavarësisht nga dëmtimi i Goran Dragiçit. Në parket mbetet slloveni tjetër, debutuesi Luka Donçiç që vendosi një rekord personal të pikëve, me 32 të tilla, në ndeshjen e humbur në Los Anxhelos ndaj Klipersave. Basketbollisti 19-vjeçar u tregua sërish si burrë i vërtetë duke udhëhequr një nga skuadrat historike të ligës, e duke shtuar edhe 6 topa në tabela, 4 asiste dhe 2 vjedhje topi.
Në dy statistika ai është numri 1 i debutuesve në NBA, ndërsa në dy të tjera, është numri 2, duke qenë debutuesi më i mirë i sezonit deri tani. Dallasi u mund 121-125, dhe për Klipersat shkëlqeu italiani Danilo Galinari, po me 32 pikë. Pra ishin dy europianë që shkëlqyen më shumë në Arenën e famshme “Stejpëlls Sentër”.
Sfidanti.al