Simeone: Unë populist? Quhem Diego Pablo Simeone!

Ai është trajneri i Atletikos së Madridit, dhe nga “barrikada” e Realit ka nga ata që e akuzojnë si populist. Një pyetje e tillë, Simeones iu bë edhe në konferencën për shtyp, para ndeshjes ndaj Espanjolit në La Liga, dhe ai u përgjigj “fshatçe”.

“Populist? – tha në formë pyetjeje, – unë jam Diego, emri im është Diego Pablo Simeone, dhe jam ky që jam, me cilësitë dhe defektet e mia”. Kaq dhe pikë! Tek Reali ndoshta mërziten që ai thotë se njëri klub është i “aristokracisë” dhe tjetri shumë më popullor, pavarësisht se edhe Atletiko ka shpenzuar dhjetëra milionë euro.

Përsa i përket largimit të mundshëm të Lukas Hernandezit për tek Bajerni, Simeone u shpreh se “është normale që Bajerni të paguajë klauzolën për Lukasin (70 milionë euro), por unë kam folur me Lukasin dhe ai e di se çfarë mendoj, për momentin është këtu me ne”.

Sfidanti.al