Trajneri legjendar skocez, ser Aleks Ferguson, u këshillua nga mjekët që të mos shkojë në ndeshjet e Mançester Junajtidit, duke qenë se stresi i madh mund të reflektohet negativisht te shëndeti i tij.
Junajtidi po zhvillon lojra të dobta e po arrin rezultate katastrofike gjatë këtij sezoni, ndodhet në vendin e 6-të të tabelës së Premier Ligës me 16 pikë më pak se Liverupi dhe praktikisht tani ndodhet jashtë garës për titull. Sidoqoftë, Junajtidi arriti që të kualikohej, megjithëse me shumë mundime, në fazën nokaut të Ligës së Kampioneve (LK).
Performanca e dobët e “djajve të kuq” po i shkakton shqetësime ish-trajnerit të tyre legjendar, ser Aleks Ferguson, të cilin në këto kushtëe mjekët e kanë këshilluar që të rrijë larg stadiumit, ku luan Mançester Junajtidi.
Sa për kujtesë, Fergusoni (76 vjeç) pësoi një hemorragji cerebrale. Ai u operua me sukses, por nuk u përmbahet shumë këshillave të mjekëve që i sugjerojnë atij më shumë pushim.
Sfidanti.al