Luka Modriç fitoi pak kohë më parë “Topin e artë” në Paris, duke ngjallur mjaft polemika dhe diskutime në qarqet e futbollit. Me këtë rast, një vëmendje të madhe tërhoqi edhe Lionel Mesi që përfundoi në vendin e 5-të në garën për këtë çmim prestigjioz. Qëkur u dha “Topi artë”, Lionel Mesi po tregon një formë fantastike, sikur do të tregojë gabiimin që është bërë në dhënien e “Topit të artë”.
Mesi po luan shkëlqyeshëm dhe një dëshmi tjetër ështe ndeshja e fundit e Barcelonës kundër Levantes (5-0), në të cilin ai shënoi tre gola dhe dha dy asiste goli. Me këto tre gola dhe dy asiste goli, Mesi u bë futbollisti i parë që gjatë këtij sezoni arrin “duble duble”, pra të dy treguesit (golat e shënuar dhe asistet që ka dhënë për gol) i ka që tani dyshifrorë, në pesë ligat me të forta të Evropës.
Po ashtu, me golat e shënuar Mesi kapi shifrën prej 50 golash të shënuar gjatë vitit kalendarik 2018, ndërkohë që ky është viti i tetë në nëntë vitet e fundit që ai shënon 50 gola e sipër!
Kështu, mund të llogaritet se brenda më pak se 10 vitesh Mesi ka shënuar më shumë se 450 gola në ndeshjet që ka luajtur me Barcelonën dhe përfaqësuesen e Argjentinës.
Sfidanti.al