Kristiano Ronaldo, futbollisti më i shtrenjtë i Juventusit, nuk bëri ndonjë koment të veçantë mbas humbjes ndaj Jang Bojsave zviceranë në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampioneve , por, sidoqoftë, është i kënaqur që ekipi i tij do ta vazhdojnë konkurrimin në LK.
“Tani fillon eksitimi i vërtetë në Ligën e Kampioneve. Unë jam i sigurt se ne do të përgatitemi ashtu siç duhet për ndeshjet e ardhshme. Ne, në radhë të parë, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të besojmë te potenciali ynë. Unë në mbrëmje, mund të shënoj gola, por do të pres”, vuri në dukje duke qeshur Kristiano Ronaldo në një prononcim të fundit publik.
Sfidanti.al