Dënim i Murinjos për lojtarët: Stervitje edhe në Krishtlindje!

Zhoze Murinjo, megjithë përpjekjet, nuk po arrin dot që ta ngrejë nivelin e lojës së Mançester Junajtidit. Ky trajner portugez nuk ka marrëdhënie të mira me disa lojtarë të vet, midis tyre edhe me një nga lojtarët më mirë, Pol Pogba, ndërkohë që ekipi ndodhet në vendin e 6-të në Premier Ligë, duke mos pasur pothuajse fare shanse që të sigurojë një vend në Ligën e ardhshme të Kampioneve. Kjo situatë e ka shqetësuar së tepërmi Murinnjon që në këto kushte nuk ka ndërmend t’i lejë pushim lojtarët as për Krishtindje!
Junajditi do të zhvillojë stërvitje më 25 dhjetor, madje mbasdite. Ata me kërkesë të Murinjos do të dalin në stërvitje në orën 17:00 në qendrën stërvitore në Kerington, do të hajnë darkë bashkë dhe do të shkojnë të bëjnë “gjumë të ëmbël” në hotel.
Një burim i brendshëm te Junajtidi thotë se edhe ser Alek Fergusoni bënt stërvitje me ekipin ditën e Krishtlindjeve, por ama paradite dhe më pas lojtarët shkonin te familjet e tyre dhe i kalonin Krishtlindjet bashkë me të dashurit e tyre.
Sfidanti.al