Risitë e UEFA; ndeshjet e Champions në fundjavë që nga 2024?

Futbolli evoluon në cdo moment dhe Liga e Kampioneve nuk mund t’i shpëtojë këtij procesi. UEFA dhe Shoqata e Klubeve Evropiane po mendojnë të bëjnë ndryshime të rëndësishme në vitet e ardhshme, lajm ky që u publikua nga e përditshmja gjermane ‘Bild’.

Sipas kësaj të përditshmeje ideja është që ndeshjet e Ligës së kampioneve duke nisur ndoshta që nga viti 2024, të zhvillohen në fundjava që do të thotë se sfidat e ligave në kontinent të luhen në mesjavë. Mësohet se kjo masë është ndërmarrë pasi shihet se ekziston mundësia e rritjes së të ardhurave nga sfidat e luajtura ditëve të shtuna e të diela.

Një tjetër masë që mendohet se do të aplikohet pikërisht për shkak të përfitimeve financiare, është ajo e ndarjes së 32 skuadrave pjesëmarrëse të Ligës së Kampioneve në 4 grupe me nga 8 ekipe. kjo do të thotë se do të rritet numri i ndeshjeve të fazës së grupeve të këtij kompeticioni nga 6 në 14 sfida.

sfidanti.al