Pas asaj me Los Anxheles Lejkërs, San Antonio regjistron një tjetër ndeshje në NBA. Skuadra e Greg Popovic mundi Jutah Xhaz 110-97 dhe tani ka 13 fitore sezonale. Miçëll me 27 pikë, Rubio me 26 dhe Gobnert me 12 pikë u përpoqën që të ndihmonin skuadrën nga Salt Lake City që të rezistonte në parket, por san Antonio nuk ishte shumë dakord kështu që futi marshin e pestë gjatë kësaj sfide me DeRozan që shënoi 26 pikë, ndërkohë që Gej e mbylli ndeshjen me 23 pikë e 15 topa në tabelë e Oldrixh me 20 pikë.
Toronto nuk mundi dot të kalojë Miluokin në sfidën më të rëndësishme të mbrëmjes së radhës në kampionatin amerikan të basketbollit. Skuadra e Bucks e fitoi këtë sfidë me Raptors 104-99 për të shkuar në 17 fitore sezonale, ndërkohë që bilanci i kanadezëve është 21 fitore e 7 humbje. Si zaknosht, ishte Antetokumpo ai që shkëlqeu për Miluokin me 19 pikë e 19 topa në tabelë. Në krahun tjetër, për Toronton Ibaka e Leonard shënuan 22 e 20 pikë por pa mundur të ndhmojnë Raptors të evitojë këtë humbje
Nju Jork nuk po mund të gjejë një mënyrë për të dalë nga kriza. Skuadra e Niks humbi edhe ndaj Sharlotës 107-119 për ta cuar në 20 numrin e humbjeve në këtë sezon. Për Hornets më të mirët ishin Uoker me 25 pikë, Lamb me 19 e Parker me 16 pikë.
sfidanti.al