‘Luftë’ në futbollin francez; PSG i kundërvihet ‘L’Equipe’

Paris Sën Zhermeni dhe L’Equipe’ janë përfshirë në një vorbull polemikash. Shkak është bërë një artikull i publikuar nga e përditshmja e njohur sportive në vendin transalpin ku theksohej se Paris Sën Zhermeni në merkaton e verës do të shesë Nejmarin ose Mbapenë për të qenë konform rregullit Fair Play Financiar të UEFA. Kampionët e Francës nuk e pëlqyen aspak këtë artikull dhe iu kundërvunë kësaj të përditshmeje duke e konsideruar si një mjet dizinformimi

‘Përvecse mohojmë në mënyrë kategorike artikullin totalisht të gabuar që krijon klimë tensioni mes klubit dhe kësaj të përditshmeje, Paris Sën Zhermeni vë në pikëpyetje edhe njëherë ndershmërinë intelektuale të ‘LEquipe dhe motivet e linjës editoriale të saj-theksohet në komunikatën e Paris Saint Germainit-janë disa shembuj që flasin për një trajtim ku mungon ekuilibri dhe që synon vetëm të krijojë një atmosferë që dëmton klubin. Të mërkurën e kaluar, përpara ndeshjes me Strasburgun u fol për probleme me Cavanin’.

Por jo vetëm kaq, paris Sën zhermeni në komunikatën e tij u bëri thirrje të gjithë tifozëve, por edhe partnerësve e ish futbollistëve të tij që t’i qëndrojnë pranë në këtë moment duke shtuar se Nejmar, Mbape apo Kavani fitojnë më shumë forcë nga mbështetja e tifozëve.

sfidanti.al