Cmimet e FIA, Raikonen-show në Shën Pjetërsburg

Shën Pjetërsburgu ishte vendi pritës i edicionit të radhës së ceremonisë së ndarjes së Cmimeve për më të mirët e vitit të Botërorit të Formula 1. Protagonsiti i kësaj mbrëmjeje mesa duket u bë ish piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen që vendosi të festojë pa fre dhe këtë e bëri duke bërë një mimikë në plate, duke ngacmuar Sebastian Fetel dhe duke shfaqur vështirësi në kapërcimin e një karrikeje duke marrë ndihmën e një kamarieri.

Me pak fjalë u pa një Kimi Raikonen ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim dhe që e njohim me pseudonimin Iceman. Finlandezi tashmë 39 vjecar u shfaq më i lirshëm dhe me më shumë humor…

sfidanti.al