Veç Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit që munguan në ceremoninë e dhënies së “Topit të artë”, në këtë të fundit mungoi edhe Nejmari. Pasi Ronaldo dhe Mesi e morën vesh, pak a shumë, se “Topi i artë” do t’i jepej Luka Modriçit, ata nxorën justifikime që pakkush i besoj se nuk mund të merrnin pjesë në ceremoni, për shkak të “angazhimeve” që kishin me klubet. Por, sido që të jetë, si njeri, ashtu edhe tjetri nxorën justifikime, duke pasur parasysh edhe faktin se njeri ishte në Torino dhe tjetri në Barcelonë. Kurse Nejmari ishte ne Paris dhe nuk denjoi që të shkonte dhe të merrte pjesë në ceremoninë e lartpërmdur, sepse…
Fubtollisti luan me PSZH-në, pra ishte ne Paris, ku edhe u dha “Topi i artë”, por ai nuk shkoi dhe nuk mori pjesë në ceremoninë në fjalë, duke mos denjuar që të nxirrte qoftë edhe një justifikim banal.
Gjatë kohës që zhvillohej ceremonia e dhënies së çmimit shumë prestigjioz “Topi i artë”, Nejmari po luante vudeolojën aktuale të popullarizuar “Call Of Duty” së bashku me bashkëlojtarët e vet, Tiago Silva dhe Markinjos!
Sfidanti.al