Zhan Todt zbulon: Kam ndjekur garën e Brazilit me Shumaherin

Zhan Todt bëhet personi i dytë në harkun e pak ditëve që thyen heshtjen në lidhje me Mikael Shumaher. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit deklaroi se kishte ndjekur Cmimin e Madh të Brazilit në televizon së bashku me legjendën e Formula 1.

‘Jam gjithnjë i kujdesshëm kur deklaroj dicka, por është e vërtetë që garën e Brazilit të këtij viti e ndoqa bashkë me Mikael në Zvicër-tha Todt në një intervistë për të përditshmen  gjermane ‘Bild’.

Zhan Todt që ka qenë në krye të Ferrarit në vitet e arta të titujve të Shumaher e viziton shpesh 7 herë kampionin e botës në Formula 1 që është në rezidencën e tij në Gland të Zvicrës pas aksidentit të frikshëm që pësoi në Meribel të Francës 5 vjet më parë. Që nga ai moment askush nuk ka mundur dot të mësojë ndonjë gjë rreth gjendjes së tij. Todt nuk shtoi asgjë më shumë gjatë intervistës së tij ku edhe u ankua për  teprimin me reklamat gjatë garës së Brazilit

‘E kuptoj që  televizionet private e financojnë transmetimin e tyre në këtë mënyrë dhe që procedura është konform ligjit-vijoi todt-por do të doja që ato të jepen në ekrane të vogla në cep të ekranit për të mos e humbur plotësisht garën të cilën dua të jem në gjendje që ta ndjek’.

sfidanti.al