Nejmar dezerton Topin e Artë për… të luajtur me ‘Call of Duty’

Ceremonia e dorëzimit të topit të artë në duart e Luka Modric duket se nuk ishte prioritet për Nejmar. Sulmuesi i Paris Sën Zhermenit që u pozicionua në vendin e 12 në klasifikimin për këtë trofe vendosi që të ndjekë shembullin e Mesit e Ronaldos e të braktisë këtë eveniment me 25 vjecarin që në të vërtetë preferoi të impenjohet në një tjetër aktivitet.

Në fakt Nejmar në mbrëmjën e 3 dhjetorit ishte përfshirë në një duel online në videolojën ‘Call of Duty’ së bashku me bashkëkombasit e njëkohësisht shokët e tij të skuadrës, markinjos e Tiago Silva dhe mesa duket Nejmar është argëtuar shumë në këtë aktivitet të tij, ndoshta më shumë nga sa mund të ishte argëtuar në mbrëmjen gala të Topit të Artë.

sfidanti.al