Në kuadrin e raundit të 14-t të Premier Ligës Arsenali mundi 4-2 Totenhemin dhe meritën më të madhe për këtë fitore sigurisht që e ka Pjer Emeik Obamejangu. Ky futbollist nga Gaboni me dy golat që shënoi në këtë ndeshje, ishte individi më i mirë në ekipin e Arsenalit. Me dy golat e fundit që ai shënoi, Obamejangu tani ka mbetur vetëm në krye të listës së golashënuesve më të mirë të Premier Ligës me 10 gola. Mbas tij, vijnë Serhio Aguerro dhe Hari Kejn me nga tetë gola.
Shumë interesant është fakti se futbollisti gabonez i lartpërmendur gjatë këtij sezoni ka shënuar më shumë gola sesa i gjithë ekipi Hadersfild që gjatë këtij sezoni ka shënuar gjithsej nëntë gola!
Sfidanti.al