Derbi i Italisë, te sfida Juventus-Inter është edhe ajo Ronaldo-Ikardi

Mbrëmja e së premtes i është dedikuar Derbit të Italisë; Juventus-Inter. Ajo që do të luhet në Allianz Stadium të Torinos do të jetë edhe përballja e parë mes bomberave të të dyja skuadrave; Kristiano Ronaldo e Mauro Ikardi. në dukje, portugezi nuk mund të krahasohet me Ikardin duke qenë se është fitues i 26 titujve në total me skuadrat ku ka liajtur, 5 Topave të Artë dhe një evropiani me përfaqësuesen e tij. Por ky është sezoni i tij i parë në Serinë A kështu që në këtë aspekt mund të thuhet se dueli me Ikardin nis që nga fillimi.

Ronaldo po bën mjaft mirë me fanelën e Juventusit në këtë sezon teksa ka 10 gola të shënuar në 14 ndeshje, ndërkohë që rivali i tij ka 8 gola në 11 ndeshje të zhvilluara. Nëse llogarisim edhe Ligën e kampioneve atëherë kemi ronaldon me 11 gola të shënuar në 18 ndeshje e Ikardin me 11 gola në 16 ndeshje.

Ronaldo që tashmë është 33 vjec është domuinues përsa i përket asaj cfarë ka bërë gjatë karrierës së tij. Luzitani ka në bilancin e tij 584 gola të shënuar në 779 ndeshje me një mesatare 0.75 golash për ndeshje, ndërsa Ikardi 25 vjecar ka 129 gola në 231 ndeshje me një mesatare prej 0.56 golash për ndeshje.

Avantazhi i vetëm që ka Mauro Ikardi në krahasim me Ronaldon qëndron te golat e shënuar prej tyre ndaj Juventusit e Interit. Argjentinasi ka gjetur 8 herë rrjetën e bardhezinjve me Sampdorian e Interin, ndërsa Ronaldo ka mundur ta ndëshkojë vetëm 1 herë Interin dhe kjo ka ndodhur në vitin 2009 kur ai ishte në radhët e Mançester Junajtid.

sfidanti.al