NBA, San Antonio në krizë të thellë; mundet dhe nga Jutah Xhaz

San Antonio vazhdon të akumulojë disfata në kampionatin amerikan të basketbollit. këtë radhë teksanët u mposhtën nga Jutah Xhaz 105-139 duke zbritur në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit për të lënë prapa vetëm Finiks Sansin. edhe pse jo në një formë të shkëlqyer, Jutah diti të përfitojë nga momenti negativ i Spërsave për të arritur suksesin. pëe Skuadrën nga Salt Lake u dalluan Micëll me 20 pikë e Gobert me 18 pikë e 10 topa në tabelë

Derbi i Floridas mes orlandos dhe Majemit shkoi në favor të Mexhik që e fitoi këtë ndeshje 105-90. orlando po bën një paraqitje përtej parashikimeve në këtë fazë të sezonit në NBA dhe kjo u pa edhe në këtë ndeshje. Më i miri në parket ishte Aaron Gordon me 20 pijë e 13 topa në tabelë, ndërkohë që edhe Vucevic regjistroi një ‘double double’  me 19 pikë e 10 topa në tabelë. Ndërsa te Majemi të vetmit që u vlerësuan më pozitivisht se të tjerët ishin Uinslou me 14 pikë e Olinik me 13 pikë.

Edhe Dallas mori një fitore me vlera dhe këtë e arriti ndaj Portland me të cilën po lufton për të qëndruar në zonën e playoffit. Skuadra teksane arriti të mbyllë këtë ndeshje me Treilblejzërs me rezultatin 111-102 në favorin e saj ku vendimtarë për këtë sukses  rezultaun Luka Doncic me 21 pikë, Xhordan me 12 pikë e 17 topa në tabelë e Methjus me 17 pikë. për Portland, Lilard e mbylli sfidën me 33 pikë, 8 topa në tabelë e po kaq assist, por këto shifra nuk i shërbyen  aspak skuadrës.

sfidanti.al