Mbas përfundimit të këtij sezoni, Bajerni nuk do të jetë më i njëjti,
pasi nga ai do të largohen disa lojtarë, në radhë të parë, dy
veteranët, holandezi Arien Roben dhe francezi Frank Riberi ose,
sikurse po i quajnë këtë të dy futbollistët gazetarët me një emër
“Roberi”.
Tanimë Robeni e ka njoftuar largimin e tij nga klubi, kursa me pas
këtë e bëri edhe Riberi. Të dy futbollistet po i thonë lamtumirë
karrierës së tij tyre në fushë, për shkak të moshës, ndërkohë
që Robeni ka po mbush 35 vjeç, kurse Riberi – 36, 11 vite nga të
cilët ky i fundit i ka kaluar te Bajerni, me të cilin ai ka fituar
gjithçka. Riberi ka ardhur te klubi bavarez më 2007 nga Marseja,
pasi për të u pagua, atëkohë, shuma rekord prej 25 milionë
eurosh. Me Bajernin ai ka luajtur në 405 ndeshje, ka shënuar 118
gola dhe ka dhënë 180 pasime goli. Robeni dhe Riberi janë njëlloj,
sikurse kanë qenë dikur Uli Hënes dhe Karl-Hainc Rumenige në
kaluarën që qëndronin gjithnjë bashkë, ndërkohë që trajnerët
zëvendësonin njeri-tjetrin.
Tani, sikurse thuhet, ata janë ndarë, duke treguar respekt ndaj
trajnerit aktual, Niko Kovaç, pavarësisht nga kritikat që kanë
bërë në adresë të tij.
Sfidanti.al