De Laurentis mbahet fort, ka refuzuar 103 milionë euro nga Junajtidi?!

Futbolisti i Napolit, Kalid Kulibali, konsiderohet si një nga mbrojtësit stoper më të mirë në botë, ndërkohë që te Napoli atë e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë. “Korriere dello Sport” shkruan se Mançester Junajtidi në kërkim të një stoperi i ka dërguar Napolit një ofertë prej 103 milionë eurosh, por, mëgjithatë, përgjigja ishte Jo!
Zhoze Murinjo prej një kohe të gjatë po kërkon një stoper dhe me këtë rast janë përmendur shumë emra, por dëshira e tij më e madhe është sjellja në Mançester e Kulibalit, por tani duket se trajneri duhet ta mbledhe mendjen dhe ta kërkojë stoperin që i duhet, diku gjetkë.
“Në treg ju nuk do të gjeni asnjë nga ata futbollistët që ju doni, vetëm po paguat para të çmendura. Në të kundërt, ju duhet të kënaqeni me lojtarë të klasit të dytë, por edhe këtyre të fundit u është rritur çmimi”, deklaroi para disa ditësh Murinjo.
Sfidanti.al