S’besoni se Zamparini ështëi “çmendur”? E shet Palermon për 10 euro!

Klubi i Serisë B, Palermo, u shit për 10 euro. Ky është lajmi që vjen nga Sicilia dhe ai është i vërtetë. Presidenti kontrapedal i këtij klubi sicilian, Mauricio Zamparini, kishte një kohë të gjatë që përpiqej ta shiste Palermon, pasi nuk ishtë më në gjendje që të investonte në këtë klub. Sidoqoftë, tani duket se ai e arriti synimin e tij, megjithëse e shiti klubin me çmimin simbolik prej 10 eurosh.
“Klubi i Palermos njofton zyrtarisht se më 30 nëntor 2018 u arrit shitja 100 për qind e aksioneve të këtij klubi para noterit përkatës. Gjatë javës së ardhshme, është planifikuar një takim me kompaninë nga Londra, pra me pronarët e rinj”, vihej në dukje në njoftim të klubit palermas.
Zamparini, i cili që nga viti 2002, ka qenë njeriu nr.1 i Palermos, me këtë rast, deklaroi: “Unë e nënshkrova marrëveshjen e shitjes, duke e pasur mendjen tek e ardhmja e klubit dhe te tifozët. Duke e nënshkruar marrëveshjen, mua m’u krijua një lëmsh në grykë! Synimi i shitjes është që dikush tjetër me më shumë më tepër para sesa unë ta vazhdojë punën time, sepse objektivat kryesore nuk mund të arrihen pa mjete të mjaftueshme financiare dhe të cilat unë, ç’është e vërteta, nuk i kam. Palermo u shit me një çmim simbolik prej 10 eurosh, por me kusht që pronarët e rinj ta kthejnë kredinë me vlerë prej 22,8 milionë eurosh që ka marrë klubi ynë”, vuri në dukje Samparini.
Sfidanti.al