Kovaç e pranoi gabimin! S’ka më rotacione te Bajerni, lamtumirë ndërrime

Trajneri Niko Kovaç, mbas fitores bindëse 5-1 të Bajernit të Mynihut kundër Benfikës së Lisbonës, fitoi edhe një shans tjetër që të provojë se ai është trajneri që i duhet klubit bavarez. Bajerni, kampioni në fuqi i Bundesligës, është nëntë pikë mbrapa Borusias së Dortmundit të vendit të parë dhe Kovaçi tani e pranon se një nga arsyet kryesore të rezultateve të dobta të ekipit të tij janë edhe rotacionet e shpeshta në formacionin e parë.
“Nuk do të ketë më rotacione, si më parë, sepse tani unë kam gjetur kombinimin më të mirë. Me Kimihun dhe Goreckën ne kemi fituar stabilitet në mesfushë, ndërkohë që edhe mbrojtja është më e mbrojtur”, deklaroi Kovaçi, duke shtuar se mesfusha tani është bërë më ofensive me Riberinë, Robenin, Mylerin dhe Goreckën që mbështesin Levandovskin në sulm.
Sfidanti.al