Reali e ka gjetur trashëgimitarin e të “ikurit” Luka Modriç?

Futbollisti as kroat, Luka Modriç, ndeshjet më të mira në karrierën e tij i ka zhvilluar te Reali, por, sidoqoftë, në kampin madridas janë të ndërgjegjshëm se ky lojtar që vitin tjetër do të mbushë 35 vjeç, duhet të zëvendësohet, pasi në pozicionin që luan ai në mesfushë, duhet “gjak i ri”.
Modriçi ka vite që është ndër lojtarët më të mirë të Realit, kështu që nuk do të jetë aspak e lehtë që ai të zëvendësohet me një lojtar të denjë. Gazeta spanjolle “Marka” shkruan se presidenti i klubit, Florentino Perez, tanimë e ka përcaktuar objektivin dhe është i vetëdijshëm se, në se do ta realizojë atë, do të duhet të paguajë një pasuri të tërë.
Fjala është për yllin e Totenhemit, Kristian Eriksen, kontrata e të cilit ka një kohëzgjatje deri më 2020. Por ky ekip londinez nuk ka ndërmend që ta shesë futbollistin danez, kështu që klubit madridas, nëse do të ngulë këmbë, do t’i duhet të paguajë 250 milionë euro.Kjo është shuma që kërkon presidenti i Totenhemit, Daniel Levi. Tani duhet të pritet të shihet, nëse Reali do të dojë që ta paguajë një çmim të tillë të madh për futbollistin danez.
Sa për kujtesë, edhe Luka Modriçi, para se të vinte te Reali, ka luajtur me Totenhemin.
Sfidanti.al