Tajson Fjuri: Unë mposhta depresionin dhe jo më Uajlderin!

Ne qendër të vëmendjes së dashamirësve të boksit është ndeshja e peshës së rëndë mes amerikanit Dionte Uajlder dhe britanikut Tajson Fjuri, më 2 dhjetor, në Los Anxhelos. Kjo do të jetë ndeshja e karrierës së Fjurit që fillimisht refuzoi të zhvillonte ndeshjen e kthimit me ukrainasin Vladimir Kliçko, kurse më pas, pasi doli pozitiv në një testim dopingu, federata britanike e boksit i hoqi atij licencën e boksit dhe të gjithë titujt.
“Unë, gjatë të gjithë kohës, kam punuar fort që të fitoj tituj kampioni. Kur u bëra kampion bote, më dukej vetja se mjaftoja të ngrija dorën dhe gjithçka që dëshiroja do të bëhej e imja. Por, më vonë, duke pasur gjithçka, mua më dukej se nuk kisha asgjë dhe se kisha bërë një vrimë në ujë”, kështu e përshkroi Tajson Fjuri gjendjen e vet, kur atë e përfshiu depresioni. Ai përdorte kokainë dhe, sikurse e pranon edhe vetë, pinte 80 deri në 100 kriklla birrë në jave.
“Unë u shëndosha shumë, duke arritur deri në 172 kg, kurse më pas dështova në testin e dopingut dhe m’i morën të gjithë titujt e kampionit, ndërsa kam bërë edhe disa deklarata absurde për homoseksualët, çifutët, pedofilët…, me një fjalë e humba kontrollin e vetes”, tha Fjuri që, megjithatë, e mblodhi veten, la alkoolin e drogën, gjeti trajner të ri, filloi të stërvitet dhe, si rezultat, e mori veten dhe u kthye në ring. Tani, ai ndodhet përballë sfidës më ta madhe të jetës së tij, pasi do të ndeshet me një kundërshtar nga Alabama që nuk njeh humbje.
Sidoqoftë, Tajson Fjuri është optimist: “Unë mposhta depresionin dhe jo më Uajlderin!”
Sfidanti.al